Veliaj paditet në SPAK/ 80 shoqata italiane letër ambasadores shqiptare: Ndalni masakrën në Tiranë

Shqipëria

Veliaj paditet në SPAK/ 80 shoqata italiane letër ambasadores shqiptare: Ndalni masakrën në Tiranë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Pas denoncimeve në media, shoqatat për mbrojtjen e kafshëve vijuan edhe sot protestën kundër bashkisë së Tiranës, duke kërkuar ndërprerjen e vrasjes makabre të tyre në klinikën e Kombinatit.

Qindra përfaqësues të shoqërisë civile dhe kafshëdashës u mblodhën sërish te bashkia e Tiranës.

Ndërsa po sot u dorëzua edhe një kallëzim në SPAK kundër bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj.

Bashkia Tiranë akuzohet se ka vrarë mbi 14 mijë qen edhe pse janë dhënë rreth 1 miliard lekë për shërimin, strehimin dhe sterilizimin e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat