Berisha publikon pamjet, droni me flamurin e PD shfaqet papritur në aktivitetin e kandidatit socialist në Tropojë

Shqipëria

Berisha publikon pamjet, droni me flamurin e PD shfaqet papritur në aktivitetin e kandidatit socialist në Tropojë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Ndonëse kjo fushatë elektorale po bëhet në një mënyrë të pazakontë, ku nuk lejohen grumbullimet e mëdha dhe mitingjet, në Tropojë, ka ndodhur një zhvillim që na rikthen paksa në të kaluarën, ku fushatat bëheshin në një tjetër formë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një video gjatë një aktiviteti elektoral të kandidatit socialist për deputet në Qarkun e Kukësit, Petrit Malaj.

Teksa Malaj po zhvillonte një aktivitet në Tropojë, në qiell shihet një dron me flamurin e Partisë Demokratike, duke marrë të gjithë vëmendjen e të pranishmëve.

“Fitorja fluturon mbi Tropojë! Magjepsëse!!”, shkruan ish-kryeministri mbi videon e publikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat