Dy javë pas marrjes të pandehur të 8 zyrtarëve të ALUIZNI-t, bllokohet kompleksi “Ambel Beach”

Shqipëria

Dy javë pas marrjes të pandehur të 8 zyrtarëve të ALUIZNI-t, bllokohet kompleksi “Ambel Beach”

Më: 9 prill 2021 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Dy javë nga marja të pandehur e 8 zyrtarëve të ALUIZNI-t në Vlorë dhe hipotekës qëndrore në Tiranë, prokuroria e Tiranës ka urdhëruar sekuestrimin e kompleksit “Ambel Beach”, që ndodhet në bregdetin e Gjilepës në Himarë.

Vendimi është marrë nga prokurori Ervin Karanxha dhe Marjeta Zaimi, të cilët urdhërojnë Agjensinë Shtetërore të Kadastrës, të vendosë masën e sekuestros mbi parcelën 1353 metra katror, ku është ndërtuar kompleksi turistik “Ambel Beach”.

Së bashku me sipërfaqen e tokës, prokuroria ka bllokuar dhe ndërtimin prej 451 metra katror. Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria e Tiranës, kompleksi “Ambel Beach” është legalizuar dhe më pas marë vërtetimi hipotekor në datën 28 janar 2019 nga njëri prej personave të pandehur Helidon Gjikoka.

Tashmë kjo pasuri është “ngrirë” në hipotekën e Vlorës, me qëllim mos tjetërsimin e pronës tek persona të tretë.

Në këtë dokument tregohen të gjitha shkeljet e kryera nga zyrtarët si dhe veprimet arbitrare të kryera nga sipërmarësi Helidon Gjikoka, i cili ka mundur ti tjetërsojë pasurinë kushëririt të tij, Ilir Koka, duke përdorur vetëm një kontratë qëraje të falsifikuar.

Sipas dosjes hetimore që Ora Neës e disponon i pandehur është marrë Ardian Musta, ish-drejtori i ALUIZNI-t në Vlorë.

Më tej lista e personave të pandehur vijon me biznesmenin që administron kompleksin turistik “Ambel Beach” Helidon Gjikoka, avokatin Ariton Kasaj dhe zyrtarë të tjerë.

Mes emrave të pandehur që akuzohen për “Shpërdorim detyre” janë dhe Enida Bukuroshi dhe Jonida Hallvaxhiu, punonjëse të drejtorisë qëndrore në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës.

Sipas hetimit të kryer Gjikoka dhe avokati Kasaj, kanë firmosur në datën 27 shtator 2018 një kontratë noteriale, ku Kasaj ka nënshtruar në emër të pronarit të hotelit dhe tokës, Ilir Koka.

Kjo kontratë sipas prokurorisë, humb fuqinë në 31 gusht 2021 dhe se Helidon Gjikoka, duhet të lerë objektin.

Por hetimi i kryer nga ana e prokurorisë së Tiranës, ka zbuluar se Helidon Gjikoka, 7 ditë para firmosjes së kontratës së falsifikuar me avokatin Kasaj, në 20 shtator 2018 çuditërisht është pajisur me çertifikatë legalizimi.

Ndërsa në 28 janar 2019, Gjikoka, thotë prokuroria e Tiranës, është pajisur me vërtetim hipotekor nga ASHK-ja Vlorë.

Në dokument thuhet se “…pas verifikimit të kryer në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, ka rezultuar se në rrethana ende të paqarta, e gjithë pasuria që më parë ishte në pronësi të kallëzuesit Ilir Koka, në bazë të lejes së ndërtimit, rezulton në emër të palës së kallëzuesit Helidon Gjikoka…”.

Ndaj Gjikokës dhe avokatit Ariton Kasaj, prokuroria e Tiranës ka ngritur akzuën e “Mashtrimit me pasoja të rënda” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i dokumentave”.

Ndërsa për zyrtarët e tjerë të ALUIZNI Vlorë dhe ASHK Tiranë, janë ngritur akuza e “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

E njëjta çështje është duke u hetuar nga prokuroria e Vlorës, e cila fillimisht vendosi të mosfillojë kallëzim Penal, por Gjykata e Apelit Vlorë urdhëroi t’ia kthejë dosjen prokurorisë për rihetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat