Vrasje me pagesë, SPAK zbulon një bazë armatimesh në Tiranë

Shqipëria

Vrasje me pagesë, SPAK zbulon një bazë armatimesh në Tiranë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 14:14
Tiranë

SPAK dhe Policia e Tiranës kanë zbuluar një bazë armatimesh të grupit që kryen vrasje me pagesë që operonin në kryeqytet por me lidhje në të gjithë Shqipërinë.

Bazuar në procedimin penal ndaj Gjergj Cukalit dhe vëllezërve Jamaku, ku vëllezërit janë bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë, është arritur të zbulohet vendi ku fshiheshin armët.

Vendstrehimi sipas ishte krijuar brenda ish-ndërmarrjes artistike “Migjeni” në Tiranë objekt në përdorim e pronësi të familjes Xhura.

Vetë Sokol Xhura është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Kompleks’ i cili mëngjesin e 1 prillit çoi në sekuestrimin e 18 bazave të armatimeve në Tiranë ku zbardhën 3 ngjarje kriminale në kryeqytet si dhe u arrestuan 9 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat