Balla takim me të rinjtë në Hotolisht: Të rinjtë votojnë ata që bëjnë punë dhe jo ata që janë për llafe

Shqipëria

Balla takim me të rinjtë në Hotolisht: Të rinjtë votojnë ata që bëjnë punë dhe jo ata që janë për llafe

Më: 10 prill 2021 Në ora: 15:48
Taulant Balla

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në fshatin Hotolisht në Librazhd.

Në fjalën e tij Balla tha se kundërshtari i Shqipërisë mbetet i njëjti me atë të 30 viteve më parë dhe ai quhet Sali Berisha.

“Vota për herë të parë është diçka që gjithkush e kujton, unë e kam nisur si ju karrieriën politike. Në referendumin e 1994 iu bashkova Partisë Socialiste dhe arsyeja ishte e ndryshme më këtë të sotmen por ama kundërshtari ishte i njëjtë. Ka 30 vjet që Shqipëria ka të njëjtin kundërshtar dhe ai quhet Sali Berisha, të cilin sot e mbajnë fshehurazi dhe e nxjerrin vetëm natën në Facebook për të kërkuar që kukulla e tij Lulzim të shitet si një gjë e re”, tha ai.

Balla tregoi se sa i rëndësishëm është investimi tek shkollat për Partinë Socialiste.

“E vërteta është që kemi një shkollë shumë të mirë dhe për këtë dua të falenderoj drejtoreshën. Mund të lëmë pa bërë një rrugë apo diçka ama te shkolla, Partia Socialiste nuk negocion me askënd. Në kemi objektiv të rikonstruktojmë dhe ndërtojmë të gjitha shkollat në bashkinë tonë. I vetmi investim që të rikthen shumë herë më shumë është investimi tek arsimi. Kjo për të garantuar një të ardhme më të mirë për ju”, u shpreh ai.

Më tej Balla iu rikujtoi të rinjve se para 8 viteve diplomat shiteshin me para prandaj iu bëri thirrje që ta kuptojnë betejën e rëndësishme të zgjedhjeve në 25 prill për të ruajtur gjithçka është arritur deri më tani dhe për të vazhduar më tej me zhvillimet.

“Diplomat shiteshin me para 8 vite më parë prandaj duhet ti tregojmë të rinjve se beteja e 25 prillit është shumë e rëndësishme dhe pjesëmarrja në këto zgjedhje është detyrim. Çdo i ri dhe e re duhet të kuptojë që çdo votë është një detyrim kombëtar për të ruajtur gjithçka kemi arritur deri më tani. Punët e kryera deri tani, çuarja përpara e  Reformës në Drejtësi, çuarja përpara e betejës me pandeminë, rindërtimi, janë beteja që të rinjtë duhet të kuptojnë se zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhjet më të rëndësishme që ne kemi patur”, theksoi ai.

Në përfundim Balla iu tha të rinjve të shikojnë realitetin dhe të votojnë ata që bëjnë punë dhe jo ata që janë për llafe.

“Të dashur vëllezër dhe motra unë e di që kur je i ri nuk pajtohesh me realitetin qe shikon sepse ti jeton në botën e internetit. Prandaj iu doni që ndryshimet të vijnë më shpejt dhe prandaj unë dua t’ju kujtoj ku ishim dhe ku jemi. Po t’ju kujtoj unë ju si ishte shkolla para 4 vitesh, do më jepni të drejtë do thoni ‘do votojmë Taulantin’. Dikush mund të thotë që rruga e lagjes time nuk është bërë akoma, por ama duhet të votoni dikë që e dini që bën punë jo ata që janë për llafe”, e mbylli fjalën e tij ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat