“Vlorën nuk e lë kurrë!”/ Rama: Më tha njëri, nuk ta jap votën se nuk më kthehet gruaja në shtëpi…

Shqipëria

“Vlorën nuk e lë kurrë!”/ Rama: Më tha njëri, nuk ta jap votën se nuk më kthehet gruaja në shtëpi…

Më: 10 prill 2021 Në ora: 17:31
Edi Rama

Edi Rama ka folur nga qyteti i Vlorës duke treguar një bisedë në lidhje me Lungomaren, për të cilën një person i ishte ankuar se nuk i kthehej gruaja në shtëpi.

Rama, i cili renditet i 8-i në listën e kandidatëve për deputet në këtë qark shtoi se Vlorën nuk do e lërë kurrë duke thënë “nëse njerëzit e nënës nuk më duan më shumë se të babës, vazhdoni…”

Rama: Më takoi njëri një ditë tha nuk ta jap më votën se nuk më kthehet gruaja në shtëpi deri në 9 të darkës, më thotë jam në Lungomare. Mir ta bën i thashë. Ka punuar për ty gjithë jetën, ka punuar në shtëpi. Ato shtëpitë tek Lungomarja mezi shiteshin, sot hajde bli shtëpi në Vlorë.

Kjo është rruga jonë. Atyre asnjë shans nuk u jepet më, kurse Ilir Meta i ka pasur të gjitha gjërat që një individ duhet të ketë pasur që është bërë 30 vjeç kryeministër, 40 vjeç kryetar kuvendi, 50 vjeç president. Çfarë do Ilir Meta më tani? Asnjë shans. Madje ka thënë se po fitoi Edi Rama jap dorëheqjen. Ne kemi për detyrë ta mundim.

E mban apo jo fjalën se dimë se mund të ketë qenë tapë. Nuk mban njeri përgjegjësi kur ka qenë i dehur. Për ca vjen në Vlorë kandidat. Tani nëse njerëzit e nënës nuk më duan më shumë se të babës, vazhdoni… Vlorën nuk e lë kurrë edhe sikur tërë dynjaja të çohet e të thotë këtu mbaroi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat