Çuçi takime në Memaliaj dhe Tepelenë: PS i fiton zgjedhjet, këtë e di edhe opozita

Shqipëria

Çuçi takime në Memaliaj dhe Tepelenë: PS i fiton zgjedhjet, këtë e di edhe opozita

Më: 10 prill 2021 Në ora: 18:50
Bledi Çuçi

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokasër dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi ka vijuar takimet elektorale në Memaliaj.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët, Çuçi foli për investime të tjera unaza, shëtitorja dhe qendra multifunksionale që do të nisin në këtë qytet pas rehabilitimit të plotë të sheshit.

“Fakti që po vijmë me pothuajse të njëjtin ekip si në 2017 për të kërkuar votë në 2021, tregon që PS është parti që i mban premtimet dhe që ka krijuar një raport përgjegjshmërie e të sinqertë me njerëzit. Janë rezultatet që na bëjnë të tillë, janë projektet që kemi në vazhdim, vizioni për të ardhmen dhe njerëzit e skuadrës tonë. PS është forcë e parë, këtë e pranon edhe opozita. Por jemi të pakënaqur, kur e kemi qarkun Gjirokastër akoma në kantier, kur kemi akoma punë për të bërë e projekte që duam t’i finalizojmë. Prandaj kërkojmë që të marrim një votë për të kërkuar një mazhorancë absolute për të qeverisur”, tha Çuçi duke theksuar gjithashtu faktin se Shqipëria është ndër vendet e vetme në rajon që ka nisur vaksinimin masiv të popullsisë falë lidershipit të Edi Ramës dhe punës së qeverisë.

Në vazhdim të takimeve Çuçi u ndal në fshatin Kalivaç, ku foli për investimin në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike.
“Jemi në momentin kur ne do të ndërhyjmë seriozisht për të bërë një investim të rëndësishëm, për të bërë linjën e re të transmetimit për energji me cilësi dhe pa ndërprerje. Nuk mund të na mohohet ne socialisteve, ne e kemi vëmendjen ndaj njerëzve. Por duhet të kuptojmë mundësitë që kemi dhe prioritetet që vendosim”, tha Çuçi.

Në fshatin Lulëzim të Krahësit, Çuçi përmendi investimin rreth 4 milionë euro për ujësjellësin e të gjithë zonës. Punimet për këtë investim kanë nisur tashmë.

“Ky është një lajm i jashtëzakoshëm për të gjithë zonën”, tha Çuçi.

Më pas kandidati për deputet dhe drejtuesi politik i socialistëve u ndal në fshatin Nivicë të Tepelenës.

“Nivica është një shembull i gjallë i transformimit rrënjësor që ka pësuar ky fshat në funksion të turizmit. Ky rrjet infrastrukturor që kemi ndërtuar e po ndërtojmë është shumë i rëndësishëm për Labërinë. Nuk dua të zgjatem më tej duke iu mbushur mendjen. Ju jeni dëshmitarë se kush e ka bërë këtë transformim. Në 25 prill të mos humbim asnjë votë për inate të vogla personale që nisin e mbarojnë te pragu i shtëpisë. Nuk është një votë personale, është një votë për të ardhmen e Shqipërisë. Partia Socialiste dhe Edi Rama duhet ta vazhdojnë këtë rrugëtim për Shqipërinë drejt Europës. Veç nesh nuk mund ta vazhdojë askush këtë rrugëtim”, tha Çuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat