Protestë për HEC-in, shoqërohen në polici 20 aktivistë dhe banorë të zonës

Shqipëria

Protestë për HEC-in, shoqërohen në polici 20 aktivistë dhe banorë të zonës

Më: 11 prill 2021 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Policia ka shoqëruar në komisariat 20 persona, të cilët kanë marrë pjesë në protestën që është zhvilluar ditën e sotme në Mirditë, për ndërtimin e HEC-it.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se mes të shoqëruarve janë aktivistë dhe banorë të zonës.

Po ashtu bëhet e ditur se policia ka shoqëruar edhe gazetarin Preng Gjikola.

Ndërkohë, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në protestë para komisariatit në Lezhë, duke kërkuar lirimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat