Meta: SPAK të hetojë vjedhjen e të dhënave personale nga e PS-së, është skandaloze

Shqipëria

Meta: SPAK të hetojë vjedhjen e të dhënave personale nga e PS-së, është skandaloze

Më: 12 prill 2021 Në ora: 13:26
Ilir Meta

Presidenti i vendit Ilir Meta në një deklaratë për mediet ka folur për ngjarjen e fundit të “vjedhjes” së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë nga ana e Partisë Socialiste.

Gjatë deklaratës së tij nga qyteti i Pogradecit, Meta kërkoi nga SPAK dhe institucionet e drejtësisë të fillojnë  hetimin  e menjëhershëm për këtë ngjarje pasi është skandaloze.

Sipas Presidentit, ka ikur koha kur shqiptarët kishin frikë nga qeveria, tani po vjen koha kur qeveritë do të kenë frikë nga shqiptarët.

Meta: “Jam sot këtu për të bërë publike kërkesën e institucionit të Presidentit të Republikës drejtuar SPAK dhe institucioneve të drejtësisë për të hetuar me shpejtësi ngjarjet më të fundit, skandaloze ato të keqpërdorimit dhe të vjedhjes nga ana e Partisë Socialiste në këtë lloj forme që ka ndodhur të të dhënave personale  të gjithë qytetarëve.

Është një shkelje e papranueshme për të vendosur bazën e të dhënave personale të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që është e mbrojtur me ligj, në dispozicion vetëm të një force politike, të asaj të që ka pushtetin dhe që nuk pranon të lërë pushtetin dhe për këtë arsye përdor forma të tilla të poshtra përmes të cilave i bën presion qytetarëve shqiptarë, i keqpërdor të dhënat e tyre për qëllime sondazhi dhe intimidimi me qëllim frikësimin e tyre.

Koha që shqiptarët kishin frikë nga qeveria ka mbaruar përgjithmonë, tani fillon koha kur qeveritë që do të vijnë, jo kjo që ka ikur sepse vetëm shkel ligjin çdo vit, po  vjen koha kur qeveritë që do vijnë do kenë frikë nga populli.“

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat