Rama: Mandati i tretë, për të mos lejuar kthimin pas të Shqipërisë

Shqipëria

Rama: Mandati i tretë, për të mos lejuar kthimin pas të Shqipërisë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 15:01
Edi Rama

Vetëm me Partinë Socialiste, Shqipëria, do të jetë vendi që do të çlirohet i pari nga pandemia e koronavirusit. Me këtë bindje kryeministri Edi Rama iu drejtua të rinjve në Gramsh. Sipas tij  fitorja e betejës me Covid-19 vjen vetëm me Partinë Socialiste.

“EDI RAMA

Do të jemi nga të parët vende që do ta lejmë pas tunelin e pandemisë. Këtë luftë po e fiton dhe këtë luftë mund dhe do ta fitoj vetëm kjo shumicë qeverisëse. Harrojeni se me ata të tjetër vaksinimi do të kryhet siç po e kryejmë dhe do ta kryejmë ne deri në fund. Nuk ka forca të tjera këtu që mund ta bëjnë Shqipërinë të ardhmen tonë përveçse bashkimi i të gjithë shqiptarëve që besojnë te puna.”

Për Edi Ramën që kërkon një mandat të tretë qeverisës, zgjedhjet e 25 Prillit janë një sprovë karakteri për socialistët dhe për të gjithë shqiptarët për të mos e kthyer pas Shqipërinë. Zgjedhësve, përtej përkatësive politike, i kërkoi të bashkohen pasi me planin ekonomik të Partisë Demokratike përveç dështimit nuk vjen asgjë tjetër.

“Kjo botë është e guximtarëve, kjo botë është e të vendosurve, kjo botë është e atyre që nuk tallen. Ne nuk jemi më në kohën kur kemi luksin të përçahemi përsëri, ikin ca e vijnë ca dhe vazhdon historia si më parë. Ne sot duhet të bashkohemi që të ndajmë shumë qartë rrugët mes punës dhe pastaj qokave, klientelizmit, tanët dhe të tyreve, të ndarë më dysh.”

Në Belsh, kryeministri theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare të gjithë atyre shqiptarëve që rikthehen në atdhe për të zhvilluar një prej elementëve të turizmit, atë agro.

“Ne kemi vendosu që gjatë mandatit të tretë do ti japim 5 mijë euro grant çdo emigranti që do të vijë në Shqipëri për të rindërtuar shtëpinë e gjyshërve, babës dhe po ashtu mundësinë e sjelljes së parave këtu në bankat e Shqipërisë pa i kërkuar llogari përveçse ato mos të jenë para të krimit.”

Takimet elektorale të kreut të qeverisë u prinë në Elbasan nga dorëzimi i eshtrave të Shën Joan Vladimirit, autoriteteve të Kishës Autoqefale Shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat