Basha në njësinë Nr.7 në Tiranë: Më bëtë të ndihem si në shtëpinë time, më 25 prill të gjithë tek kutitë e votimit

Shqipëria

Basha në njësinë Nr.7 në Tiranë: Më bëtë të ndihem si në shtëpinë time, më 25 prill të gjithë tek kutitë e votimit

Më: 12 prill 2021 Në ora: 17:08
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët tek Njësia Nr.7 në Tiranë. Basha thotë se nga kjo Njësi e nisi jetën e tij politike dhe me pritjen e qytetarëve kësaj radhe e kanë bërë të ndihet si në shtëpinë e tij.

Ai kërkon nga gjithë shqiptarët që më 25 prill të shkojnë masivisht tek kutitë e votimit pasi asgjë nuk e ndal dot më ndryshimin.

Po ashtu Basha i ka thënë qytetarëve se me votën e tyre kësaj radhe do ketë mundësinë t’i shërbejë si kryetar i qeverisë.

FJALA NGA LULZIM BASHA

Faleminderit miq të dashur! Kudo që shkoj them: zonja dhe zotërinj, këtu është familja ku unë kam nisur jetën time politike dhe dua t’ju them vëllezër dhe motra. Faleminderit për këtë pritje të jashtëzakonshme! Si përherë më bëni të ndihem ashtu siç jam në shtëpinë time. Ora po afron, dita po afron, së bashku do të sjellim ndryshimin për familjet tuaja dhe unë të kem mundësi t’ju shërbej tashmë jo vetëm si një ish-deputet apo kryetar bashkie, por edhe si kryetar i qeverisë së ndryshimit me votën dhe me besimin tuaj. Faleminderit nga zemra! Të gjithë masivisht në kutitë e votimit më 25 prill! Asgjë nuk e ndal dot ndryshimin, sepse ndryshimi tashmë është në zemrën e çdo shqiptari! Dhe me ndryshimin, Shqipëria fiton! Ju fitoni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat