13 eurodeputetë letër KE-së për arrestimin e kontrollorëve: Qeveria shqiptare veproi në kundërshtim me praktikat europiane

Shqipëria

13 eurodeputetë letër KE-së për arrestimin e kontrollorëve: Qeveria shqiptare veproi në kundërshtim me praktikat europiane

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

13 eurodeputetë i kanë dejtuar një letër Komisionit Europian (EASA-sa) në lidhje me situatën e krijuar disa ditë më parë në aeroportin e Rinasit, ku u arrestuan tre kotrollorë të trafikut ajror.

Letra i është dërguar Komisioneres për Transportin Adina Valean, Komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe drejtorit të EASA-s, Patrick Ky.

13 eurodeputetët shprehin shqetësimi e tyre lidhur me arrestimin e tre kontrollorëve të Albcontrol, të cilët sipas tyre së bashku me kolegët e tjerë ishin në të drejtën e tyre për të shpallur paaftësinë e përkohshme në punë.

Në letër theksohet se vendimi i tyre është i justifikuar sipas Konventës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, sipas së cilës kontrollorët nuk mund ta ushtrojnë detyrën kur nuk janë të gatshëm qoftë nga ana mendore ashtu edhe ajo fizike.

Eurodeputetët shkruajnë se zëvendësimi i kontrollorëve shqiptarë me kontrollorë të huaj  të palicencuar ka vënë në rrezik fluturimet mbi hapësirën shqiptare.

Në letër ata i bëjnë thirrje Komisionit Europian dhe EASA-s që të reagojnë menjëherë lidhur me situatën e krijuar në Shqipëri si dhe të vihen në kontakt me qeverinë shqiptare që të bëjë hapa mbrapa në veprimet e saj dhe të futet në dialog me kontrollorët.

Letra e plotë

“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për një situatë në Shqipëri që është sjellë në vëmendjen tonë, që përfshin arrestimin e tre kontrollorëve të trafikut ajror.

Në mes të një mosmarrëveshje rreth shkurtimeve të pagave, tre kontrollorë të trafikut ajror në aeroportin e Tiranës janë ndaluar pasi deklaruan, së bashku me të gjithë kolegët e tyre, se ishin përkohësisht të paaftë. Vendimi i tyre justifikohet sipas Konventës Ndërkombëtare për Aviacionin Civil, e cila ndalon që kontrolluesit e ajrit të ushtrojnë detyrën e tyre, nëse janë të vetëdijshëm se kanë probleme me gjendjen e tyre mjekësore, qoftë fizike apo mendore.

Qeveria shqiptare është përpjekur të zgjidhë këtë situatë në kundërshtim me praktikat europiane, me dërgimin e ushtrisë, marrjen e kontrollorëve të huaj, burgosjen e disa prej kontrollorëve dhe kërcënimin e tyre se do të humbisnin vendin e punës.

Përballë kësaj, kontrollorët shqiptarë që janë kthyer në punë e kanë bërë këtë nën një stres të jashtëzakonshëm shtesë, një situatë e qartë në kundërshtim me rregulloret evropiane të vendosura të sigurisë.

Ministria Shqiptare e Transportit ka lejuar zëvendësimin e kontrolluesve të trafikut ajror të burgosur me personel të paautorizuar dhe të pakualifikuar,duke vendosur sigurinë dhe stabilitetin e shërbimeve të trafikut ajror mbi Shqipërinë në një rrezik të madh, për të mos përmendur rrjetin në tërësi.

Kjo situatë është qartë në shkelje të Shtojcës 1 të Konventës së Çikagos dhe Evropës mbi rregulloret e trajnimit. Trajnimi për kontrollimin e hapësirës ajrore zakonisht zgjat nga një deri në dy vjet. Është e konfirmuar se qeveria shqiptare ka ftuar kontrolluesit turq të vijnë dhe të marrin kontrollin e hapësirës ajrore. Kjo ka një ndikim të rëndësishëm në sigurinë e hapësirës ajrore në Jug-Lindje, dhe pilotët e linjave ajrore duhet të kenë shumë kujdes kur kalojnë hapësirën ajrore shqiptare.

Kjo situatë kërkon një reagim të fortë nga Komisioni Evropian dhe EASA. Ne i bëjmë thirrje Komisionit Evropian dhe EASA të vendosin procedura urgjente të sigurisë në mënyrë që të mos ketë ndërprerje të fluturimeve brenda hapësirës ajrore përreth Shqipërisë.

Ne e nxisim Komisionin Evropian të vendosë kontakte me autoritetet shqiptare dhe t’i ftojë ata që të kthejnë pas veprimet e tyre, si dhe të përfshihen në një dialog me punëtorët, për t’u siguruar atyre një mjedis të sigurt pune dhe një hapësirë të sigurt ajrore.

Ne e nxisim Komisionin Evropian të kujtojë qeverinë shqiptare për detyrimet e saj si pjesë e procesit të integrimit në përputhje me rregulloret e BE-së.

Clare Daly

Mick Wallace

Gunnar Beck

Luke Ming Flanagan

Costas Mavrides

Tatjana Zdanoka

Ciaran Cuffe

Dietmar Koster

Marianne Vind

Athanasios Konstantinoi

Maeco Campomenosi

Elena Kointoura

Elena Lizzi.

I Për situatën e krijuar policia ka arrestuar tre kontrollorë të trafikut ajror, kreun e sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini, pas kallëzimit në Prokurori nga shoqëria “AlbControl”, si nxitës të bllokimit të punës në Rinas. Fezga dhe Mezini janë lënë në burg ndërkohë për Flora Ndrecën është dhënë masa e sigurisë arrest shtëpie

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat