Fushatë me sulme ndaj kundërshtarëve, Erion Veliaj: Për t’u bërë të qartë qytetarëve ndryshimet

Shqipëria

Fushatë me sulme ndaj kundërshtarëve, Erion Veliaj: Për t’u bërë të qartë qytetarëve ndryshimet

Më: 14 prill 2021 Në ora: 21:31
Erion Veliaj

Fushatën agresive ndaj kundërshtarëve politikë në zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj e cilëson si strategji për t’u treguar qytetarëve “ndryshimin mes palëve”.

Në një intervistë për Euronews Albania përballë gazetares Ilva Tare, Veliaj tha se qytetarët duhet ta kenë të qartë se ajo që u ofron Partia Demokratike “është rikthimi me Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe Sali Berishën”.

“Tirana duhet ta ketë të qartë se taktika e Lulzim Bashës dhe PD-së, në fushatë është largo Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, Sali Berishën dhe Kunatin e Bashës, por që në fund rikthehen sërish ata,” – u shpreh Veliaj.

Gjatë intervistës Veliaj këmbënguli se bilanci që sjell në zgjedhje Lulzim Basha është ai i “dy viteve mungesë në Këshillin Bashkiak” dhe “Tiranës që i ngeli ora për katër vite”.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se pavarësisht fushatës që kërkon angazhime në terren, ai vijon t’i kryejë punët si Kryetar i Bashkisë Tiranë. Ai tha se ka “gjashtë vite që bën fushatë non-stop” duke nënkuptuar se punën e sheh si sprovë të ngjashme vazhdimisht.

“Isha në Dajt për një tubim, ndërkohë pata kohë për të hapur dhe një çerdhe nga puna e Bashkisë, problemi nuk vjen nga ata që punojnë shumë,” – pretendoi me një shembull Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat