“Becchetti është vetëm fillimi”- Presidenti Meta mesazh të fortë pak ditë para zgjedhjeve

Shqipëria

“Becchetti është vetëm fillimi”- Presidenti Meta mesazh të fortë pak ditë para zgjedhjeve

Më: 15 prill 2021 Në ora: 12:33
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta duke iu referuar gjobës ndaj Shqipërisë 110 milionë euro, në gjyqin me biznesmenin Françesko Becchetti, thotë se dita e zgjedhjeve të 25 prillit, “është referendum popullor për të çuar para drejtësisë, shpërdoruesit e parave të shqiptarëve”.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, kreu i shtetit bën një deklaratë të fortë ku thotë se “zbrazja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëve”.

“Dhe nuk është vetëm Becchetti. Ai është vetëm fillimi, sepse në radhë janë edhe plot 235 milionë euro me probabilitet të lartë për t’u paguar si dëmshpërblim nga papërgjegjshmëria dhe shpërdorimi”, thekson Meta.

POSTIMI I PLOTE

Zbrazja e buxhetit për të paguar Becchetti-n është shpërdorim kriminal i parave të shqiptarëve.

Është një grabitje e të ardhurave buxhetore më të ulëta në rajon në raport më PPB (27%) të cilat janë 10 pikë më poshtë se mesatarja europiane.

Dhe nuk është vetëm Becchetti. Ai është vetëm fillimi, sepse në radhë janë edhe plot 235 milionë euro me probabilitet të lartë për t’u paguar si dëmshpërblim nga papërgjegjshmëria dhe shpërdorimi.

Prandaj 25 Prilli është referendum popullor për të çuar para drejtësisë, shpërdoruesit e parave të shqiptarëve. ??

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat