Ftesa për Bashën/ Çim Peka: Rama po lutet, nuk ka shans të fitojë

Shqipëria

Ftesa për Bashën/ Çim Peka: Rama po lutet, nuk ka shans të fitojë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 20:07
Çim Peka

Analisti Çim Peka, komentoi ftesën e kryeministrit Edi Rama drejtuar kreut të opozitës, Lulzim Basha. Ai tha se kjo ftesë vjen nga halli, pasi Rama është humbës.

“Sinqeriteti dhe Rama janë dy gjëra që nuk rrinë bashkë. Është një ftesë, që Rama ndryshe nga herët e tjera, Rama nuk e bën për diversion, por e bën nga halli. Në asnjë sondazh të tij, në asnjë sondazh të papërpunuara nga zyrat e shtypit, Rama nuk del fitues,” tha Peka, duke shtuar se ai nuk i kalon as 60 votat.

Peka tha se kjo nuk është hera e parë që Rama bën ftesa të tilla, por ai është refuzuar nga të gjithë.

“Edi Rama ka bërë çmos që të bëjë marrëveshje me Ilir Metën marsin e kaluar. Pastaj ka bërë çmos të joshë Agron Dukën. Pastaj ka tentuar me zotin Basha dhe është refuzuar. Askush nuk ka pranuar të bashkëpunojë me të. Nuk është ftesë nga zemërgjerësia, është ftesë nga halli. Rama nuk ka asnjë shans të qeverisë. E ka të pamundur.

Më shumë se ftesë është një lutje: Aman mos më lini në opozitë. E ka thënë vetë se është lypësi më i mirë. Në fakt është lypësi më i pafytyrë. Ajo e djeshme ishte një lutje. Rama është gati të ofrojë gjithçka, vetëm të mos preket,” tha Peka.

Sipas tij, kjo ftesë nuk e penalizon opozitën, pasi është shumë vonë për këtë. Peka tha se kjo ftesë vetëm sa është përdorur nga ‘megafonët e pështirë të Ramës, Veliaj dhe Balla’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat