Plagosi me pistoletë 33-vjeçarin në Fier, shpallet në kërkim autori

Shqipëria

Plagosi me pistoletë 33-vjeçarin në Fier, shpallet në kërkim autori

Më: 16 prill 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Një 33-vjeçar është plagosur sot në Fier, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 14:00, në fshatin Sulaj.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet R. M., 44 vjeç, në rrethana e motive ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të Fierit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat