Basha thirrje socialistëve: Ejani bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit

Shqipëria

Basha thirrje socialistëve: Ejani bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit

Më: 16 prill 2021 Në ora: 15:27
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu ka bërë thirrje socialistëve që t’i bashkohen marshimit drejt ndryshimit, duke mbështetur kështu PD-në.

Kreu i PD-së nga Ndroqi i Tiranës tha se rreziku më i madh për Shqipërinë është një mandat i tretë për Edi Ramën.

“Ky është vendi ynë, i shqiptarëve, që presin BE. Ne jemi një familje, një popull, një komb. Sot kam një thirrje për socialistet dhe socialistët e ndershëm, për mbështetësit e PS në vitet e kaluara të cilët i takoj ditë për ditë tek vijnë e bashkohen me ndryshimin. Por edhe ata të cilët me zemrat e tyre e dinë se nuk mund të vazhdohet më kështu. Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona, ne jemi një familje. Ju keni vuajtur të njëjtat sfida, keni të njëjtat shpresa e dëshira për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, ndaj ju ftojmë ejani bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit.

Ndryshimi i vërtetë që do të bëjë të mundur vende pune, ulje të kostos së jetesës. Tani që e ka kuptuar që ka humbur kërkon që të bëhet pjesë e qeverisës së aleancës për ndryshim. Përgjigja ime është jo. Sepse siç e ja thënë dikur vetë; kur ke pasur 8 vite dhe ske arritur dot ato që ke premtuar, si arrin dot për 4 vite të tjera. Sot shqiptarët e dinë, se rreziku i vërtet, rreziku më i madh për familjet tona, për shqiptarët, është një mandat i tretë për Edi Ramën, Ndaj të bëhemi bashkë të gjithë, për ndryshimin.”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat