Bankers Petroleum shtron aksin Marinzë-Roskovec: Iu shërben 2200 banorëve të zonës

Shqipëria

Bankers Petroleum shtron aksin Marinzë-Roskovec: Iu shërben 2200 banorëve të zonës

Më: 16 prill 2021 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Kanë përfunduar punimet në rrugën që lidh fshatin e Marinzës me Roskovecin, një aks I rëndësishëm për të gjithë banorët e kësaj zone. Rikonstruksioni i kësaj rruge nisi 6 muaj më parë dhe u bë I mundur falë investimit të kompanisë naftënxjerrëse Bankers Petroleum Albania si dhe Bashkisë Roskovec. Rruga është 2.6 kilometra e gjatë dhe kosto totale e saj arrin në rreth 350 mijë dollarë. Kryeplaku i Marinzës, Haxhi Ruko thotë se rruga ishte një kërkese e vazhdueshme e komunitetit të kësaj zone.

“Kjo rrugë në fshatin Marinzë u shërben 2200 banorëve dhe është një domosdoshmëri dhe për këtë falenderojmë Bashkinë dhe Bankers që bëri të mundur shtrimin e kësaj rruge dhe ndricimin, trotuarët dhe korsinë për biçikleta”.- tha Ruko.

Ndërkohë për banorët e fshatit rruga ka lehtësuar ndjeshëm jo vetëm lëvizjen për shërbimet e përditshme por edhe për aktivitetin e tyre bujqësor. Falë rrugës së re banorët mund të transportojnë me shpejt dhe lehtë produktet e tyre bujqësore në treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat