Basha paralajmëron zyrtarët që abuzojnë me fondet e rindërtimit

Shqipëria

Basha paralajmëron zyrtarët që abuzojnë me fondet e rindërtimit

Më: 17 prill 2021 Në ora: 16:13
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal edhe në Shijak këtë të shtunë, në turin e tij të takimeve elektorale nga Jugu në Veri të vendit.

Qytetarët e pritën me brohoritje, me thirrjet ‘Rama ik’ dhe me flamujt e PD-së, ndërsa Basha tha se thirrja “bashkë për ndryshim dëgohet nga Jugu në Veri”.

“Këtu nga zerma e Shqipërisë së Mesme, nga Shijaku i demokracisë, bashkë për ndryshim”, tha Basha, i cili ngriti pyetjen “si guxon” qeveria dhe kryeministri që të premtojë sërish “pas tetë vitesh që nuk mbajtën premtimet”.

“Me bereqet është kjo kohë, me bereqet janë këto pika uji që bien në tokën që keni vaditur me djersë në këto 8 vite por që nuk ia keni parë hajrin punës kanë qenë 8 vite rrenash mashtrimesh gjobash arrogance e tani tallje me ju nga dikush që 8 vite me radhë nuk u kujtua një ditë dhe në ditën më të vështirë i braktisi ata në nevojë këtu në Shijak njësoj si në Durrës e në gjithë zonat e goditura nga tërmeti”.

Basha ngriti shqetësimin se sipas tij “është bërë abuzimi më i madh me fondet e rindërtimit në kurriz të famijeve të goditura nga tërmeti”.

Basha paralajmëroi të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me fondet e tërmetit dhe po tentojnë të blejnë vota për zgjedhjet, që pas 25 prillit sipas tij ata i pret burgu. Ndërsa theksoi se “shijaksit e durrsakët do t’i japin ujë me bisht të lugës në 25 prill”.

“Këtu përvec kësaj sot kanë guximin të shantazhojnë me fondet e tërmetit qytetarët për vota. Mesazhi im i parë nga shjaku drejtohet atyre skuthave e hijeve që vërtiten qosheve natën: “nuk keni asnjë shans ta ndalni vullnetin e qytetarëve, fermerëve, rinisë së Shijakut për ndryshim dhe ju garantoj se pas 25 prillit i pret drejtësia, i pret burgu!

Ndërkohë që fondet e tërmetit janë vjedhur e abuzuar ndërkohë që familjet shqiptare kaluan të dytin dimër në të ftohtë, sheikët e Ramës dhe ai vet u shtruan me dreka e dakra 1 mijë euro bifteku e sot ka guximin të premtojnë pas 8 vjet premtimesh të pambajtura pas 8 vjet dështime ku i la në baltë ku e gjen guximin të vijë të kërkojë me lugën bosh përrallat që nuk i ha më askush, shijaksit e durrsakët do t’i japin ujë me bisht të lugës në 25 prill.

Se një njeri që nuk ndihmoi askënd në nevojë po troket në Durrës e po kërkon edhe 4 vite të tjera, do ishn rrënimi përfundimtar i Shqipërisë. Ne nuk do e pranojmë këtë kurrë, ju s’do e pranoni këtë kurrë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat