Veliaj e Manastirliu nga Njësia 9: PD dhe LSI u kemi lënë turpin dhe dosjet në SPAK

Shqipëria

Veliaj e Manastirliu nga Njësia 9: PD dhe LSI u kemi lënë turpin dhe dosjet në SPAK

Më: 17 prill 2021 Në ora: 17:09
Erion Veliaj

Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu deklaruan nga Njësia 9, se vota për Partinë Socialiste është votë për të ardhmen e vendit.

Ata ftuan qytetarët që të votojnë Edi Ramën dhe numrin 12, Partinë Socialiste, si e vetmja forcë që mund t’i çojë punët përpara.

“Ftoj me zemër të gjithë banorët e Njësisë 9, të gjithë banorët e Tiranës, të gjithë qytetarët shqiptarë, që në datë 25 Prill të votojnë Edi Ramën, Partinë Socialiste, numrin 12, për të vijuar të gjitha punët e nisura, për të vazhduar të gjitha projektet në proces, për të mundësuar ato që ne duam të vazhdojmë të ndërtojmë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, sepse kemi vendosur t’i rrisim fëmijët këtu dhe duam që Shqipëria të jetë më e mirë, më e bukur, më e drejtë dhe me shanse të barabarta për të gjithë”,  u shpreh Manastirliu.

Ndërsa, Veliaj tha se nuk mund të krahasohet oferta e Partisë Socialiste me atë çfarë propozon PD e LSI.

“Kur kujtoj Albana Vokshin, më kujtohen kacafytjet te shkolla “Jeronim de Rada”, “të mos bëhet shkolla” thoshte. Por, ajo është shkolla e fëmijëjve tanë, shkolla ku do shkojnë të majtë dhe të djathtë. Pse t’i zë sytë e mira? Pse nuk do që të vazhdojë puna? Pse bllokoni gjithçka? Kur kujtojmë Ogertën, kur kujtojmë Edi Ramën, kur kujtojmë socialistët, kujtojmë shpresën, punën dhe mirësinë. Kur kujtojmë ata të tjerët, na kujtohet vetëm bllokimi, pengesat, stërkëmbëshat, ankesat, vajtimet pse punët po rregullohen, pse gjërat po ecin përpara,” tha Veliaj.

Sa i përket kandidatëve të LSI, kreu i fushatës elektorale socialiste në kryeqytet tha se lista e përfaqësuesve të tyre në SPAK është e gjatë.

“Me ata të LSI-së s’është për t’u marrë fare! Kanë sjellë këtu Vojon! Për çfarë mbahet mend ky? Për përgjimin e ambasadorit amerikan dhe dosjet në SPAK, që i ka më të gjata se unë, duke filluar nga vjedhja me kamerat e hidrovorëve, te vjedhja me pesticidet, vjedhja me ilaçin e karkalecave, apo me ilaçin e minjve të arave. E imagjinoni dot çfarë shansi kanë ata me Ogertën? Zero! Ata harxhojnë më shumë kohë në SPAK për të dhënë sqarime, sesa në fushatë. Kurse Ogerta harxhon më shumë kohë në terren, duke bërë vaksinat e duke shpëtuar jetë. Kjo është diferenca,” deklaroi Erion Veliaj.

Ai shtoi se ndryshe nga rivalët politikë apo kreu demokrat Lulzim Basha, që i vjen turp nga e shkuara si kryebashkiak dhe për aletatët që ka, PS ka në këtë zonë një kandidate që e nderon me punët e mira që ka bërë. “Kjo është diferenca mes turpit dhe nderit, mes frikës edhe shpresës, mes dhunës edhe punës,” e përfundoi Veliaj fjalën e tij me banorët e Njësisë 9.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat