Basha: Nga Kryeqendra historike, u bëj thirrje qytetarëve që me 25 prill ti i japin fund vuajtjeve

Shqipëria

Basha: Nga Kryeqendra historike, u bëj thirrje qytetarëve që me 25 prill ti i japin fund vuajtjeve

Më: 17 prill 2021 Në ora: 17:26
Lulzim Basha

Qyteti i gjashtë që kryedemokrati Lulzim Basha u ndal ishte  Kruja.

Basha nga Kruja është shprehur se fundi i vuajtjeve do të marrë fund më 25 prill. Sipas tij nga kryeqendra arbërore e e Gjergj Kastriot Skëndërbeut buçoftë thirrja për të çliruar Krujën dhe Shiëprinë nga 8 vite vuajtje.

“Mirënjohje për këtë pritje kaq entuziaste që nisi nga fushë Kruja ndjesë të gjithë që janë të bllokuar në trafik por ja ku jemi të gjithë bashkë për ta zhbllokuar rrugën e rinisë krutane dhe shqiptare me 25 prill të gjithë bashkë. Sepse vëllezër dhe motra për tetë vite me radhe rruga e të rinjve krutanë dhe shqiptarë është bllokuar nga një njeri 8 vite premtime dhe dështime të pambajtura. Për një grusht njerëzish që kanë marrë peng Krujën dhe rrugën tonë.

Kanë marrë peng për një kohë të gjatë dhe gjënë më të shtrenjt shpresën dhe besimin që priundi ka te vetja te bashkëshortja dhe bashkëshorti. Sot nga kryeqendra arbërore e e Gjergj Kastriot Skëndërbeut buçoftë thirrja për të çliruar Krujën dhe Shqipërinë nga 8 vite vuajtje. Nga Kruja dhe kryeqendra e historisë sonë çdo shqiptar zgjedhjen e ka me 25 prill”, ka thënë Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat