Turi në 9 qytete, Basha mbërrin në Tropojë para mesnate: Zoti ju bekoftë, votoni ndryshimin

Shqipëria

Turi në 9 qytete, Basha mbërrin në Tropojë para mesnate: Zoti ju bekoftë, votoni ndryshimin

Më: 17 prill 2021 Në ora: 23:34
Lulzim Basha

Në emër të simbolikës së numrit 9, që përfaqëson Partinë Demokratike në fletën e votimit, kreu i PD Lulzim Basha përmbylli sot një tur në 9 qytete të Shqipërisë të nisur që prej orëve të mëngjesit në Sarandë.

Basha mbërriti në Tropojë pak pas orës 23:00 ku u prit në mbështetës të shumtë pavarësisht reshjeve të shiut. Ai deklaroi se takimet do të vijojnë sërish nesër në orën 09:00, duke falënderuar tropojanët për mikpritjen e ngrohtë.

“Nuk kemi nevojë për mikrofon dhe as për altropolantë në Tropojë. E kam nisur ditën në Sarandë dhe prapë nesër në 9 në mëngjesit nga Tropoja. Ju falënderoj nga zemra për këtë mikpritje.

Sot ka qenë një ditë e veçantë. 9 qytete, numri 9 për ndryshim. Dhe nesër në orën 9 prapë së bashku. Zoti ju bekoftë ju”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat