Digjet makina e kryetarit të grupseksionit të PD-së në Vaun e Dejës, pistat ku po heton policia

Shqipëria

Digjet makina e kryetarit të grupseksionit të PD-së në Vaun e Dejës, pistat ku po heton policia

Më: 18 prill 2021 Në ora: 12:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të bashkisë Vau i Dejës, Ariston Drini është djegur gjatë natës.

Mësohet se automjeti ka qenë parkuar para banesës.

Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje, ku edhe kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit.

Drini, ndërsa tregon se si ka ndodhur ngjarja është shprehur se fillimisht ka dëgjuar një shpërthim dhe më pas ka parë automjetin në flakë.

Ndërsa policia mes pistave të hetimit ka edhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat