Avioni i parë në Aeroportin e Kukësit, Rama: Më prek, jam real apo 3D?

Shqipëria

Avioni i parë në Aeroportin e Kukësit, Rama: Më prek, jam real apo 3D?

Më: 18 prill 2021 Në ora: 16:29
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama flet pasi zbriti avioni i parë në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit.

“Së pari do të doja një vullnetar, kush del vullnetar të fijë këtu. Më prek më prek jam real apo 3. Unë jam real, sapo kam pasur kënaqësinë e jashtëzakonshme të zbres nga një avion real në këtë aeroport real me një grup njerëzish real të cilët kisha shumë kohë që doja ti takoja se ma kanë lexuar librin e shtëpisë me shumë pasioin sa herë kam folur për aeroportin.

I takova atje dhe vendosa të flas për 3 prej tyre. Ai quhej Edi Rama dhe ishte me PD. Emrin e gjatë e kishte Eduard po i thërrisnin Ed Rama. Hë mo vëlla i thasë si e more këtë rrenë dhe vendose të vish. Vallai tha nuk kam ça të them se kisha besu po ta shohim deri në fund a po e mban llafin ma tha në ajër.

Unë i thasëhë dy rrugë ka o bashkë do shkojmë në botën tjetër ose do bëhet. Tjetri ishte dhe më interesant ishte dhe demokrat i veshur me blu. Jo jo tha e mbajte llafin, ne demokratët kemi një gjë tha po se pamë se besojmë. Po si ka mundësi thashë mo këta u shaluan në rrena dhe prapë po se pamë se besojmë. Kurse i  treti më tha a ka naj vend te Ps për patronazhist”, tha Rama.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat