Do të tronditet Evropa kur ta marrë vesh/ Meta: Kam fakte të reja, mos më bëni t’jua përsëris...

Shqipëria

Do të tronditet Evropa kur ta marrë vesh/ Meta: Kam fakte të reja, mos më bëni t’jua përsëris...

Më: 19 prill 2021 Në ora: 13:45
Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ditën e sotme tha se do tronditet Evropa me faktet e reja që ai do zbulojë kundër qeverisë.

Ai gjithashtu u shpreh i sigurt se pavarësisht sondazheve, opozita do të fitojë mbi 90 mandate.

“Opozita do marri mbi 90 mandate, mos më bëni t’jua përsëris se opozita do marrë aq. Sepse këto sondazhet që shihni ju janë të gjitha të blera nga qeveria.

Do kemi mbledhje çdo 2-3 orë, ndoshta dhe çdo 5 minuta, se vijnë tërë kohës fakte të reja tronditëse për Ramën dhe qeverinë e tij.

Se në fillim thoshte Rilindja, tani thotë Partia Socialiste. Por me këto fakte do tronditet Europa dhe bota kur ta marrin vesh çfarë bëhet këtu”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat