Veliaj dhe kandidatët e PS, takime në fshatrat e Kavajës

Shqipëria

Veliaj dhe kandidatët e PS, takime në fshatrat e Kavajës

Më: 19 prill 2021 Në ora: 15:37
Erion Veliaj

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me dy kandidatët, Vaid Shaba dhe Etjen Xhafaj, kërkoi nga Luzi i Vogël të mos ketë kthim pas për Kavajën në zgjedhjet e 25 prillit.

“Sfida këtu në Luz, përtej gallatës dhe humorit, që na dhurojnë përditë karikaturat dhe klounët e së shkuarës, është që datën 25 Prill ta trajtojmë me seriozitet. Vërtet është mirë të qeshim me ata që na ofrojnë kaq shumë humor me çudirat që thonë dhe gafat që bëjnë, por sfida jonë është që ta marrim seriozisht datën 25 prill”, deklaroi Veliaj.

Partia Socialiste, deklaroi Veliaj është e vetmja që funksionon me parimin, “një për të gjithë dhe të gjithë për një!”
“Kur kishim nevojë për vaksina Edi Rama ishte aty për ne, “një për të gjithë”. Kur kishim nevojë për shtëpi pas tërmetit, Edi Rama ishte aty për ne, “një për të gjithë”. Ndaj në datën 25 të jemi “të gjithë për një”, të gjithë për Edi Ramën dhe për Partinë Socialiste, të gjithë që Luzi, Vorrozeni, Kavaja, Kamza, Vora, Rrogozhina të ecin përpara, jo mbrapa; me punë, jo me dhunë; me projekte, jo me bllokime”.

Veliaj tha se Partia Demokratike nuk ka asnjë lidhje me civilizimin, pasi i vetmi parim me të cilin vazhdon të funksionojë ende pas 30 vitesh është bllokimi dhe anarkia“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat