“Fëmijët e Republikës”/ Rama: Ligji i parë që do kalojmë sapo të nisim mandatin e 3! T’i ngarkojmë shumicës qeverisëse barrën e prindërimit

Shqipëria

“Fëmijët e Republikës”/ Rama: Ligji i parë që do kalojmë sapo të nisim mandatin e 3! T’i ngarkojmë shumicës qeverisëse barrën e prindërimit

Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:48
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha se ligji i parë që do të kalojnë sapo të marrin mandatin e tretë do jetë kalimi i ligjit i dhënies së statusit “Fëmijët e Republikës”, të gjithë atyre fëmijëve që humbin prindërit për shkak të detyrës.

Rama nga njësia 5 në Tiranë tha se : Me Pandin kemi rrugë të gjatë që vazhdon, që në 25 prill do të shënojë një stacion të ri dhe do përcaktojë një segmente të ri për të vazhduar së bashku. Por duke qen se Pandi e nis gjithmonë nga lufta çlirimtare, dhe njerëzit e lidhur me luftën , uniformën, shërbimin më të lartë ndaj atdheut. Dhe dua të ndaj idenë time, që nuk e kam ndarë me Pandin, për ligjin e ri që do kalojë shumica e re, i cili do jetë ligji për fëmijët e republikës.

Janë të gjithë ata që kanë humbur prindërit për shkak të detyrës, apo për shkak të një shërbimi të madh ndaj të tjerëve.

Erjoni përmendi Arjanin, që la pas një fëmijë të vogël , dhe ai është fëmijë i Republikës, që Republika do bëjë ç’të mundet për ta, ne kemi bërë për fëmijët e ushtarakëve, por është koha tu japim një status të veçantë, dhe çdo shumicë qeverisëse ta ngarkojmë me barrën e prindërit për këtë fëmijën, të cilët, prindërit nuk u a kthejnë dot, por që ne duhet të kujdesemi nga momenti kur humbin prindërit, derisa të dalin në jetë.
Një shoqëri e cila nuk harron, dhe jo më pastaj të kujtohet për të dhënë dekorata pas vdekjes që nuk i duhen dreqit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat