Rama: Shqiptarët shitën bagëtitë që të çonin lekët te Rrapushi, Saliu i qërroi me 2 gishtat në sy

Shqipëria

Rama: Shqiptarët shitën bagëtitë që të çonin lekët te Rrapushi, Saliu i qërroi me 2 gishtat në sy

Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:13
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi që ka bërë me qytetarët në Fushë-Krujë kryeministri ka hedhur akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe PD, për kohën kur kanë qenë në pushtet.

Në fjalën e tij ai tha se në kohën e Berishës, njerëzit shitën bagëtitë dhe gjithçka, pasi ish-kryeministri sipas tij se u thonte t’i fusnin paratë në banka.

“Ishte Saliu që u thoshte qytetarëve ato lekë janë të pastra investojini në banka. Shitën njerëzit bagëtitë shtëpitë, gjithçka kishin që të merrshin lekët ti çonin te rrapushi. Me dhe 400, 800 i ked he u bë jeta sallore.

Pallë o pallë ku paske qenë, doli Rrapushi, gratë e shkreta shifshin burrat dhe thoshin o zot o zot, ishalla është e vërtetë po gratë nuk e besonin deri në fund se gratë bëjnë nga 10-15 punë në ditë, burrat dhe 1 punë që bënin e lanë. Çke o gru isha me shokët pimë raki deri vonë se kemi rrapushin tonë.

Por erdhi dita që duhej me marrë atë 2-shin tjetër. Loja mbaroi tha edhe më jep 1 të jap 2 u bënë ato 2 gishtat mu në sy dhe e qërruan gjithë shqipërinë. Sa vite na u desh për të marrë veten.

Sot të jesh i pakënaqur është gjëja më normale. Zgjidhet si me tramvajin e tironës. Si zgjidhet, vetëm duke vazhduar të ngjitemi duke provuar siç provuam përballë tërmetit, përballë armikut të padukshëm fofrcën tonë. Përmasa e një burri nuk matet në ditë të mira por në ditë të këqija. Përmasa e një burri nuk matet kur ecën në një rrugë të drejtë, por kur ngjitet në një të përpjetë.  Përmasa e një burri matet deri kur ngjitet në majë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat