“Isha gjaknxehtë pasojë e covidit”, 39 vjeçari justifikon tentativën e vrasjes së çiftit

Shqipëria

“Isha gjaknxehtë pasojë e covidit”, 39 vjeçari justifikon tentativën e vrasjes së çiftit

Më: 21 prill 2021 Në ora: 13:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Taulant Mekollari, personi që sulmoi me makinë diten e dielë një çift bashkëshortësh është lëne sot në masën e arrestit në burg.

Vendimi është marë paraditen e sotme nga gjykata e Tiranës,e cila pranoi kërkesën e prokurorit,duke caktuar masën e arrestit ne burg.

Vetë i arrestuari Taulant Mekolli ka treguar se i kishte kryer veprimet e dhunshme në gjaknxehtësi e sipër.

Sipas tij këto pasoja vinin pas problemeve që i ka lënë infektimi me COVID-19.

Ora News publikoi ekskluzivisht videon e ndërhyrjes së punonjësit të policisë, i cili neutralizoi me profesionalizëm, agresorin Taulant Mekollari.

Pamjet filmike u kthyen virale në internet, ku pati një reagim me mijëra komente, për ndërhyrjen e efektivit të policisë, Shkëlzen Tafa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat