“Kush do t’i fitojë zgjedhjet në Shqipëri” Astrologia bën parashikimin e saj…

Shqipëria

“Kush do t’i fitojë zgjedhjet në Shqipëri” Astrologia bën parashikimin e saj…

Më: 21 prill 2021 Në ora: 13:38
Pranvera Xhafa

A e kishit menduar ndonjëherë që gjuha e trupit mund të japë përgjigje kaq të mëdha edhe të rëndësishme?! Në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio janë dhënë gjitha përgjigjet që na kishin trazuar kokën deri më tani.

Pranvera Xhafa, ka dhënë mendimin e saj, e cila merret me okultizëm dhe në një farë mënyre ka edhe aftësi parashikuese për shenjat e zodiakut. Pak muaj më parë, ajo dha një parashikim të zgjedhjeve, madje sipas shenjave të horoskopit, Pravera zbuloi edhe preferencat e politikanëve në një marrëdhënie intime.

Fokusi i bisedës u përqëndrua te zgjedhjet e 25 prillit dhe se gjithçka varet nga gjuha e trupit sipas Pranverës.

Gjuha e trupit ofron shumë informacion, për atë që di të lexojë dhe të kuptojë. Sigurisht që nuk është e njëjta gjë me leximin e mendjes, por gjuha e trupit është shumë e qartë dhe e lexueshme.

Sipas ekspertëve, vetëm 7 përqind e komunikimit të njeriut bazohet tek fjala e thënë. 38 përqind e mesazheve që përcjellim ofrohet nga toni i zërit dhe 55 përqind nga gjuha e trupit.

E pyetur nga Salsano Rrapi dhe Paloma se kush është më lider në politikë duke u bazuar tek gjuha e trupit, Pranvera zbulon se është Edi Rama, gjithashtu nuk nguron të japë edhe një parashikim për zgjedhjet.

Rama e përdor shumë mirë gjuhën e trupit, forma përcakton gjithçka dhe gjithçka vjen nga forma, pastaj fjalët dhe pastaj veprimet.

Nuk e di për liderat tanë, por liderat botërorë marrin edhe leksione aktrimi, pra është e pamundur që t’ju lexosh gjuhën e trupit kur ata janë duke aktruar.

Dhe lëvizja që ai bën, qoftë fjalët si do t’i kordinojnë me njëra-tjetrën në bazë të lëvizjes, ai mund të jetë fituesi në këtë rast sipas gjuhës së trupit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat