Berisha: PD po bën fushatë qytetare, gjuha e urrejtjes vjen nga Rama

Shqipëria

Berisha: PD po bën fushatë qytetare, gjuha e urrejtjes vjen nga Rama

Më: 21 prill 2021 Në ora: 23:17
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha tha për gazetaren Ilva Tare se retorika e dhunës dhe gjuha e urrejtjes në këtë fushatë nuk vjen nga PD, por vetëm nga kryeministri, që sipas tij kalon nga podiumi në podiumi me sharje e fyerje.

Sipas z. Berisha, PD është fitimtare tani dhe gjuha e saj në fushatë është e tillë që t’u japë qytetarëve siguri të plotë që të bëhen pjesë e ndryshimit.

Për ish-kreun e PD është fat për vendin që pas 30 vjetësh vjen në pushtet një gjeneratë e kohës së demokracisë dhe një kryeministër i arsimuar në një vend perëndimor.

“Kjo nuk është gjuha e fushatës së PD, PD ka një gjuhë me të cilën qytetarëve t’u japë siguri të plotë, PD është fitimtare tani dhe do të tërheqë sa më shumë njerëz në ndryshimin e madh. Po ndryshojnë gjeneratat. Për herë të parë pas 30 vitesh një gjeneratë e kohës së demokracisë dhe një kryeministër, i pari që është arsimuar në një vend perëndimor”, tha z. Berisha.

Ai akuzoi qeverinë se po përpiqet të mbajë pushtetin përmes bandave kriminale, siç ndodhi në Elbasan apo siç po ndodh edhe në Veri.

“Të gjitha provat e  krimeve prishen në Elbasan, nga banda me njerëzit e vet në pushtet. Elbasani është vendi ku bandat janë të gjithëpushtetshme”, tha ish-kryeministri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat