Sali Berisha: 4 ditë para zgjedhjeve unë shoh një fitore të shkëlqyer të opozitës

Shqipëria

Sali Berisha: 4 ditë para zgjedhjeve unë shoh një fitore të shkëlqyer të opozitës

Më: 22 prill 2021 Në ora: 00:09
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në studion e “Ilva Now” ka shprehur optimizmin e tij për zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se është i sigurt për fitoren e opozitës.

“4 ditë para zgjedhjeve unë shoh një fitore të shkëlqyer të opozitës”, u shpreh Sali Berisha

Z. Berisha tha se optimizmi përpara këtyre zgjedhjeve për fitoren e opozitës është i ngjashëm me atë të zgjedhjeve të vitit 2005, ku fitoi PD-ja nga aty ku ishte në opozitë.

“Ju siguroj që në bazë ekziston një optimizëm i njëjtë me vitin 2005, shumë më i lartë nga sa lejon pandemia e COVID-19 për t’u treguar”, u shpreh z. Berisha.

Z. Berisha tha se PD-ja paraqitet në rritje nëpër sondazhe, rritje që për ish-kryeministrin tregon një fitore të thellë të opozitës.

“Kjo rritje do të thotë se është një dallgë e fuqishme e cila ditën e zgjedhjeve do të habisë të gjithë skeptikët me thellësinë e fitores”, tha Sali Berisha.

Sali Berisha u shpreh se në këto zgjedhje është më optimist se sa në 2013-tën, ku ai parashikonte edhe fitoren por edhe humbjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat