Databaza e patronazhit/ Meta reagon pas vendimit të ‘Strasburgut’: Shqipëria po bëhet turpi i botës!

Shqipëria

Databaza e patronazhit/ Meta reagon pas vendimit të ‘Strasburgut’: Shqipëria po bëhet turpi i botës!

Më: 22 prill 2021 Në ora: 16:23
Ilir Meta

Pas vendimit të Gjykata Europiane të të Drejtave të Njeriut, Presidenti Ilir Meta ka reaguar duke përmendur një tjetër deklaratë të bërë nga “Transparency International” lidhur me çështjen e të dhënave personale të qytetarëve që pretendohet se po përdoren në fushatë nga Partia Socialiste.

Ndërkohë kreu i shtetit sjell në vëmendje dy kërkesat zyrtare që i ka përcjellë SPAK për nisjen e hetimeve për bazën kombëtare të të dhënave personale që sipas tij janë “në administrim të strukturave partiake të Partisë Socialiste”, teksa thekson se kërkesat e tij “kanë gjetur deri tani vetëm heshtjen e këtij institucioni”.

“Bëj edhe një herë thirrje për veprimin me urgjencë, në kushtet kur Shqipëria po bëhet turpi i botës për krimet skandaloze zgjedhore në shërbim të Kryeministrit ende në detyrë”, shkruan Presidenti Meta.

POSTIMI I PLOTE I PRESIDENTIT META

“Pas vendimit të sotëm urgjent të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut kundër sekuestrimit të pajisjeve kompjuterike dhe elektronike të gazetarëve të Lapsi.al, një tjetër institucion prestigjoz ndërkombëtar ngre alarmin.

Transparency International, thotë: “Autoritetet shqiptare duhet, pa vonesë të mëtejshme, të qartësojnë nëse partia në pushtet ka marë të dhënat personale të votuesve të Tiranës nga regjistrat shtetërorë dhe abuzoi me burimet shtetërore për të siguruar fitoren gjatë zgjedhjeve parlamentare të së dielës”.

“Është e pakonceptueshme që zyrtarët e Qeverisë e kanë minimizuar rëndësinë e këtyre zbulimeve. Dështimi për të hetuar siç duhet e për të ndëshkuar shkeljet do të hedhë hije mbi ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme. U bëjmë thirrje vëzhguesve ndërkombëtarë t’i kenë parasysh këto çështje si pjesë e vlerësimeve të tyre”.

Dy kërkesat zyrtare që Presidenti i Republikës i ka përcjellë SPAK për nisjen urgjent të hetimeve për bazën kombëtare të të dhënave personale në administrim të strukturave partiake të Partisë Socialiste, si dhe për intensifikimin e hetimeve, kanë gjetur deri tani vetëm heshtjen e këtij institucioni.

Bëj edhe një herë thirrje për veprimin me urgjencë, në kushtet kur Shqipëria po bëhet turpi i botës për krimet skandaloze zgjedhore në shërbim të Kryeministrit ende në detyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat