Kandidatja e Ramës ngatërrohet me shqipen, kryeministri e korrigjon

Shqipëria

Kandidatja e Ramës ngatërrohet me shqipen, kryeministri e korrigjon

Më: 23 prill 2021 Në ora: 00:51
Bojkena Basha, Edi Rama

Bojkena Basha, kandidatja e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit është ngatërruar me fjalët mbrëmjen e sotme teksa tregonte rrugëtimin e saj nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas. E ftuar në “Opinion”, Basha tregoi se si kur ishte kthyer sërish në Shqipëri pas emigracionit, ishte detyruar që bënte sërish edhe vitin e tretë të gjimnazit.

Por në vend që të fliste në kohën e shkuar, ajo foli në të ardhmen

Pjesë nga biseda:

Bojkena Basha: PS-ja më ka dhënë satisfaksionin që një fëmijë i thjeshtë të jetë mes këtyre. Unë do të rikthehem në Shqipëri pas shumë vitesh dhe do të përsëris vitin e tretë të gjimnazit

Edi Rama: Jo, jo u riktheva thuaj sepse po e përkthen gabim tek italishtja

Bojkena Basha: Po, më ndjeni, do të futem në universitet

Edi Rama: U futa

Bojkena Basha: Po, më ndjeni është përkthimi…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat