Meta mesazh për të rinjtë që votojnë për herë të parë: Vota juaj më 25 Prill, oksigjen për demokracinë

Shqipëria

Meta mesazh për të rinjtë që votojnë për herë të parë: Vota juaj më 25 Prill, oksigjen për demokracinë

Më: 23 prill 2021 Në ora: 14:58
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dalë me një thirrje për të rinjtë dhe të rejat që në 25 prill votojnë për herë të parë.  

Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit thekson se pjesëmarrje e tyre të dielë është oksigjeni i demokracisë.

“Shqipëria i ka sytë nga ju”, shkruan Presidenti, ndërsa thekson se është me rëndësi pjesëmarrja e tyre.

“Të dashur të Reja dhe të Rinj, të cilët votoni për herë të parë! Shqipëria i ka sytë te Ju! Pjesëmarrja Juaj masive në zgjedhje dhe vota juaj më 25 Prill është oksigjen për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

Është Ripërtëritja dhe Energjia, që i duhet Shqipërisë të prekur rëndë nga shpopullimi, për t’u ringritur dhe ecur drejt Europës. Është vendosmëria për përkushtim ndaj vendit me pasion, integritet dhe dashuri ! Është e ardhmja juaj, në Shqipërinë tuaj”, shkruan ne postimin e tij Presidenti Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat