Rama: 25 prilli përplasja fundit, lagjet e rindërtuara do jenë si në mes të Evropës

Shqipëria

Rama: 25 prilli përplasja fundit, lagjet e rindërtuara do jenë si në mes të Evropës

Më: 23 prill 2021 Në ora: 19:09
Edi Rama

Nga Durrësi, kryeministri Rama ashtu si në çdo takim të tjerët të tij, edhe këtë herë ia ka kushtuar pjesën më të madhe të kohës kundërshtarëve të tij politikë.

Rama u shpreh se 25 prillit është përplasja fundit dhe se Basha me flokët xhel u thotë njerëzve fjalë gjithë sheqer.

Rama: 25 prillit është përplasja fundit. Këta nuk janë këta, këta janë ai mallkimi që një herë merr pamjen emrin zërin e Haxhi Qamilit dhe një herë merr emrin zërin e Rrapush Xhaferrit, pastaj merr pamjen e Lulit. Flokët xhel dynjaja dhe tu thotë njerëzve fjalët gjithë sheqer dhe rrugën madje ja shtruan me sheqer. Jemi në burrat pa janë gratë! Luli u jep të gjithëve atë që se ka. U jep të gjithëve atë që nuk ka sesi ta ketë, por ai di një gjë, që në historinë tonë ka pasur njerëz që janë bërë shumë e më shumë për t'i rënë shkurt. Të gjitha ato që thotë Luli do të vërtetohet mas pilafit ta marr një herë votën e këtyre dhe i çoj te tramvaji i Tironës. 

Rama shtoi se familjet që do të futen në apartamentet e reja në Durrës ku do të kenë një lagje ku do jetojnë si në mes të Evropës.

Rama: Në Durrës ka akoma shumë familje që presin sepse ka akoma shumë ndërtesa që duhen ndërtuar thellësisht, por ka akoma plot familje që presin të futen në apartamente krejt të reja, të gjithë ata që kthehen në apartamentin e ri do kenë dhe një lagje ku do jetojnë si në mes të Evropës. Tani kjo do pak kohë, por ne nuk kemi lënë askënd në rrugë. Apartamentet e reja do të jenë 100% falas, do jenë apartamentet më të bukura të Durrësit. Ne sot i kemi të gjitha arsye që të jemi krenar, sepse sot, pas 100 vjetësh, rubinetët në Durrës nuk fishkëllejnë kur i hap, por ka ujë në të gjithë territorin. Objektivi i ujit 24 orë është thjesht çështje e punës që është për t’u mbaruar.

Rama përfundoi duke thënë se prandaj duhet votuar numri 12 në gjithë vendin për tu kujtuar shqiptarëve se ky është momenti për ta ndarë historinë më dysh për familjen tuaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat