Zgjedhje 2021, gjithçka duhet të dinë banorët e qarkut Fier

Shqipëria

Zgjedhje 2021, gjithçka duhet të dinë banorët e qarkut Fier

Më: 24 prill 2021 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Qarku i Fierit është njëri nga 12 qarqet në Shqipëri me një sipërfaqje prej 1.887 km². Qarku i Fierit i përfshin rrethin e Fierit, rrethin e Lushnjës dhe rrethin e Mallakastrës. Qendra e Qarkut të Fierit ndodhet në qytetin e Fierit. Kufizohet në veri me Qarkun e Durrësit, në veriperëndim me detin Adriatik, në Verilindje me qarkun e Elbasanit, në lindje me qarkun e Beratit, në juglindje me qarkun e Gjirokastrës dhe në jug me qarkun e Vlorës. Qarku i Fierit ka një popullsi prej 450 mijë banorësh. Në qarkun e Fierit rrjedh lumi Shkumbin. Qarku i Fierit është dominuar nga zona e Myzeqesë në të ndodhet lokaliteti i lashtë historik qyteti ilir Apollonia.

Koalicioni opozitar duket se ka sulmuar mandatin e dhjetë të socialistëve në qarkun e dytë më të madh të Shqipërisë, përmes kandidimit të një përfaqësuesi të PDIU në vend të pestë. PS duket se i është përgjigjur duke hedhur në fushëbetejë ish-deputetin e LSI-së, Rober Bitri.

Qarku i Fierit ka 43.220 votues në listën e zgjedhësve dhe dërgon në Kuvendin e Shqipërisë 16 deputetë, duke qenë qarku i dytë më i madh pas Tiranës. Fieri është një zonë që ka votuar historikisht në shumicë Partinë Socialiste por surprizat nuk kanë munguar. Për shembull, kundër të gjitha pritshmërive, në vitin 2015, bashkia e Mallakastrës u fitua nga kandidati i PD, Agron Kapllanaj ndërsa Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila në zgjedhjet e kaluara garonte më vete dhe doli pa mandat në këtë qark, ka demonstruar se është në gjendje të marrë mijëra vota, të cilat, kësaj here mund të ndihmojnë koalicionin e PD-së.

Në zgjedhjet e vitit 2017, Partia Socialiste mori 10 nga 16 mandate në qark me 57% të votave, pasi përmirësoi edhe rezultatin që pati marrë më 2013. PDIU arriti të marrë 6 mijë vota dhe zero mandate në qark, por nëse ajo do t’i kalojë këto vota te PD, mandati i dhjetë i socialistëve mund të rrezikohet. PD mori vetëm 4 mandate në Fier në zgjedhjet e kaluara dhe ka kandiduar Nustret Advullën, një biznesmen nga Fieri dhe përfaqësues i PDIU, në vend të pestë. Avdulla, 59 vjeç, ishte kandidati i PDIU më 2017 në Fier ku arriti të marrë 6 mijë votat.

Megjithatë socialistët kanë sërish shanse të mbajnë mandatin e dhjetë edhe nëse PD arrin të marrë të pestin pasi Lëvizja Socialiste për Integrim mori herën e kaluar dy mandate ku i dyti ishte me rezultat shumë të ngushtë. Socialistët e kanë vënë Robert Bitrin, ish-deputet tw PS-sw në vend të njëmbëdhjetë, menjëherë pas Gramoz Ruçit, i cili është pozicionuar i dhjeti me supozimin se kështu do të mbrohet rezultati i katër viteve më parë dhe rrjedhimisht, maxhoranca e socialistëve.

Nëse LSI-së i bie njëri prej mandateve, socialistët janë përfituesit potencial të tij ndërsa nëse PD-së nuk i rriten votat, nuk është çudi që socialistët të marrin mandatin e njëmbëdhjetë duke zgjedhur Robert Bitrin si deputet. Në këtë kontekst, votat e komunitetit çam të Fierit, të cilat në vitin 2013 shënuan kulmin me 9 mijë për PDIU-në, përbëjnë kësaj here çelësin për të caktuar mandate të rëndësishme jo vetëm për rezultatin e Fierit, por edhe për rezultatin e zgjedhjeve në rang kombëtar.

Në vitin 2009, Partia Socialiste fitoi në Fier 9 mandate me 48% të votave ndërsa demokratët dhe aleatët e tyre morën 6 mandate me 36% të votave. Fieri i dha një mandat LSI-së në atë kohë. Më 2013, PD dhe aleatët e saj humbën një mandat, të cilin e fitoi Lëvizja Socialiste për Integrim ndërsa më 2017, PS mori mandatin e dhjetë, duke i lënë PS-së 4 dhe LSI-së 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat