Presidenti Ilir Meta niset drejt Elbasanit, do të shikojë nga afër procesin në disa qendra votimi

Shqipëria

Presidenti Ilir Meta niset drejt Elbasanit, do të shikojë nga afër procesin në disa qendra votimi

Më: 25 prill 2021 Në ora: 09:40
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta është nisur drejt Elbasanit për të parë më nga afër procesin zgjedhor në këtë qytet.

Burime nga Presidenca mësohet se Kreu i Shtetit do të vizitojë disa qendra votimi në këtë qytet.

Më herët, Kreu i Shtetit ka deklaruar se do të jetë kudo.

Elbasani është një nga zonat më të nxehtë zgjedhor, ku gjatë fushatës elektorale pati edhe përplasje me armë zjarri ku një person mbeti i vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat