Zgjedhjet parlamentare/ Murati: Pjesëmarrja e kënaqshme, më e lartë se në 2017-n

Shqipëria

Zgjedhjet parlamentare/ Murati: Pjesëmarrja e kënaqshme, më e lartë se në 2017-n

Më: 25 prill 2021 Në ora: 15:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare, Erl Murati, i ftuar në studion e lajmeve në “News 24” e cila është përshtatur për një transmetim maratonë gjatë kësaj të diele, që përkon edhe me ditën e zgjedhjeve parlamentare, u ndal tek pjesëmarrja e qytetarëve në Qendrat e Votimit.

Murati tha se duke iu referuar shifrave të deritanishme, pjesëmarrja është e kënaqshme, krahasuar dhe me zgjedhjet parlamentare të kaluara, pra të vitit 2017-ë.

“Duke qenë se vetëm 60 sekonda më parë kemi kryetarin e KQZ që tha që aplikacioni është sulmuar, do të kemi një legjitimim të qartë. Shifra e pjesëmarrjes patjetër është i lartë.

Në orën 13:00 në 2017 ishte 27.5% tani është 35%. Nëse nuk ka sulme të jashtme, patjetër mund të themi që përqindja është më e lartë”, u shpreh Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat