Me lëndë djegëse në dorë kërcënoi djegien e kutive të votimit, arrestohet i riu në Fier

Shqipëria

Me lëndë djegëse në dorë kërcënoi djegien e kutive të votimit, arrestohet i riu në Fier

Më: 25 prill 2021 Në ora: 20:15
Foto

Policia e Fierit ka shoqëruar një të ri pak moment para se të dilnin kutitë e votimit nga qenda e "Agim" në njësinë administrative Libofshë.

I riu qëndronte me një shishe më lëndë djegëse në dorë dhe ka bërë thirrje se do të digjte kutitë e votimit.

Ai nuk e ka hedhur shishen e ndezur nga dora, ndërsa qëndronte përpara portës së mjediseve të qendrave të votimit.

Policia e cila ndodhej në këto mjedise për mbarëvatjen e procesit, e ka ndaluar, ndërsa më pas është shoqeruar për në mjediset e komisariatit.

Pritet njoftim zyrtar nga policia e Fieirt lidhur me ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat