Numërohen 15 kuti nga 62 në Fier, PS 2108 vota, ja sa ka marrë PD

Shqipëria

Numërohen 15 kuti nga 62 në Fier, PS 2108 vota, ja sa ka marrë PD

Më: 26 prill 2021 Në ora: 08:52
Ilustrim

Në KZAZ nr 58 në Fier janë numëruar 15 kuti nga 62 të tilla.

Mësohet se deri më tani

Partia Socialiste ka marrë  2108 vota.

Partia Demokratike  1619 vota

LSI ka marrë 396. 

Mësohet se po ndërrohen grupe e numërimit për shkak të lodhjes së numëruesve, por procesi nuk ndërpritet. Në të tre qendra në Fier, vijon procesi i numërimit edhe pse jo me ritme të shpejta. Nëse do të mblidhnin bashkë votat e PD dhe LSI, PS del në avantazh në kutitë e numëruara në KZAZ me numër 58 në Fier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat