"Rrini urtë, ose dilni jashtë!" Ngrihet zëri në KZAZ e Delvinës

Shqipëria

"Rrini urtë, ose dilni jashtë!" Ngrihet zëri në KZAZ e Delvinës

Më: 26 prill 2021 Në ora: 17:24
Foto

Numëruesit e bashkisë Delvinë janë përfshirë në debate të forta me njëri-tjetrin, duke ndikuar në ngadalësimin e procesit të numërimit.

Diskutimi me tone të larta ka pasur edhe mes komisionerit të KZAZ-së dhe kryetares së bashkisë Delvinë.

Shkak ishte zhurma që bëhej në ambient, pasi në qendrën e numërimit ishin shumë persona.

Sipas kryetarit të KZAZ-së, Petrit Haniti, disa prej tyre kanë hyrë me autorizime false.

Në video, ai dëgjohet t’u bërtasë vëzhguesve dhe t’u kërkojë të dalin jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat