Rama parashikon mandatin e 4-të për PS: Këto janë votat që do të marrim

Shqipëria

Rama parashikon mandatin e 4-të për PS: Këto janë votat që do të marrim

Më: 29 prill 2021 Në ora: 22:32
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të së dielës.

Rama tha se që nga viti 2005, PS ka pasur rritje të votave, ndërsa parashikoi dhe një mandat të katërt për PS.

“Që nga viti 2005 vetëm po rritemi, në 2009 humbëm për shkak të formulës së koalicionit.

Në zgjedhjet e tjera PS do të jetë mbi 850 mijë vota. Nuk e vendos unë sa do marr, janë objektiva bazuar në analiza. Është shkencë kjo”, tha Rama.

Ndryshe, PS e Edi Ramës fitoi bindshëm me mbi 71 mandate zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat