Nuk fitoi mandatin e deputetit, reagon Pandeli Majko: Megjithëse ndër 10 më të votuarit, sërish…

Shqipëria

Nuk fitoi mandatin e deputetit, reagon Pandeli Majko: Megjithëse ndër 10 më të votuarit, sërish…

Më: 30 prill 2021 Në ora: 17:28
Pandeli Majko

U rendit i 19-ti në Tiranë aq sa mandate ka fituar Partia Socialiste, por votat preferenciale për Fatmir Xhafajn dhe Ornaldo Rakipin, e skualifikuan Pandeli Majkon, duke humbur kështu mandatin e deputetit.

Teksa poston një foto të vjetër ku mbështetës të tij mbajnë flamurin e Partisë Socialiste, Majko thekson se pavarësisht se është ndër 10 më të votuarit, sërish mbetet jashtë Parlamentit për shkak të sistemit.

Reagimi i plotë:

Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston.

Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë.

Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste!

Sic do të thoshte im atë ndjesë pastë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam.

Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim!

Pandi

Tiranë 30 Prill 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat