Basha mbledh sekretarët dhe krerët e degëve të PD, ja çfarë pritet të diskutohet

Shqipëria

Basha mbledh sekretarët dhe krerët e degëve të PD, ja çfarë pritet të diskutohet

Më: 3 maj 2021 Në ora: 19:13
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka takuar sekretarët dhe kryetarët e degëve në selinë e PD.

Ky takim vjen pas zgjedhjeve parlamentare të datës 26 prill. Gjithashtu, në takim pritet të diskutohet edhe për zërat kritikë ndaj liderit Basha, pas fitores së zgjedhjeve nga ana e Partisë Demokratike.

Një sërë eksponentësh brenda PD-së kanë kërkuar që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga posti, pasi ka humbur zgjedhjet.

Ndërsa, degët e rretheve të PD-së kanë mbajtur qëndrim, duke u shprehur se Basha arriti që të shtojë votat e PD-së, edhe pse maxhoranca ka rritur represionin mbi opozitën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat