Shefja e misionit të ODIHR takim me Celibashin

Shqipëria

Shefja e misionit të ODIHR takim me Celibashin

Më: 5 maj 2021 Në ora: 12:16
Foto

Shefja e misionit të ODIHR Ursula Gacek në vazhdën e takimet të saj zhvilloi një të tillë dhe me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.

Takimi i tyre ka zgjatur rreth një orë, ndërsa ende nuk dihen detaje konkrete por sigurisht që fokusi ka qenë procesi zgjedhor.

Ky takim i saj me kryekomisionerin vjen pas ka takuar kryeministrin Edi Rama si dhe kreun e PD Lulzim Basha.

Gacek do të qëndrojë në vendin tonë edhe dy ditë tjera, ku në përfundim të misionit do të përpilohet edhe raporti përfundimtar për zgjedhjet 2021.

Më herët në një raport paraprak ajo tha se shitblerja e votës në vendin tonë është një problem i madh dhe duhet luftuar.

“Ne vijomë të gjejmë shembuj të shitblerjes të votave. Është e rëndësishme që votuesit të kenë besim, shitblerja e votave ka qenë problem dhe duhet luftuar. Nuk është e lejuar dhe dihet që nuk do të lejohet, kjo bën që shqiptarët të humbin besimin në sistemin zgjedhor nëse vijohet me shitblerje të votave. Do të shohim nëse është rikthyer besimi tek shqiptarët apo jo”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat