Shoferët e furgonave në Dibër, protestë për largimin nga terminali, bllokohen pasagjerët

Shqipëria

Shoferët e furgonave në Dibër, protestë për largimin nga terminali, bllokohen pasagjerët

Më: 6 maj 2021 Në ora: 12:43
Shoferët e furgonave në Dibër, protestë për largimin nga terminali

Prej 2 ditësh shoferët e furgonëve të linjave të transportit qytetas dhe ndërqytetës janë në protestë.

Bllokimi i punës së tyre ka ardhur si pasojë e një urdhri të Bashkisë Dibër që i largon ato nga terminali aktual përpara shkollës profesionale.

Shoferët dhe pasagjerët ankohen se terminali është ndërtuar larg, në zonën industriale, ish parku i mallrave. Ato thonë se është e vështirë për shkak të largësisë, dhe mungesës së kushteve.

E njëjta situatë është edhe për furgonët e fshatrave, të cilët më së shumti transportojnë nxënës shkollash apo edhe të rritur që kanë punë në qytet, ndërsa largimi në terminalin e ri privat do tu kushtonte kohë dhe para. Nëse bileta nga fshati është 100 lekë, një nxënës duhet të paguajë edhe 30 lekë të tjera për urbanin, apo taksi për ato që kanë çanta e valixhe.

Në këto kushte shoferët kanë bllokuar punën dhe kërkojnë nga Bashkia që ky urdhër të mos zbatohet. Ndërkohë udhëtarët që shkojnë drejt Tiranës janë bllokuar prej 2 ditësh. Terminali i ri është pronë private dhe tarifat janë caktuar nga pronari pa miratimin e këshillit Bashkiak. Përfaqësues të tyre ishin në Bashki por nuk morën një përgjigje, se si do të veprohet. Nga komunikimet me drejtues të Bashkisë mbetet në fuqi urdhri për lirimin e të gjitha vendqëndrimeve dhe furgonët të shkojnë në terminalin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat