Basha: Detyra jonë, të qëndrojmë të palëkundur e të luftojmë për ndryshim dhe demokraci

Shqipëria

Basha: Detyra jonë, të qëndrojmë të palëkundur e të luftojmë për ndryshim dhe demokraci

Më: 6 maj 2021 Në ora: 16:36
Lulzim Basha

Kryetari i PD Lulzim Basha u takua sot me ministren austriake të BE dhe Kushtetutës, Karoline Edstadler të cilën e falënderoi për ndihmën që Austira i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

Masakra elektorale e 25 prillit ishte temë qendrore e bisedës mes tyre. Fushata e tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve që drejtua nga qeveria në bashkëpunim me persona që janë nën hetim për bashkëpunim me krimin e organizuar, dhe personave në listën e zezë të SHBA apo dhe tek familjarë të personave që u nxorën jashtë nga ligji i dekriminalizimit dhe që sot janë pjesë e listës së deputetëve të PS- ishte një nga shkeljet e rënda të procesit të 25 prillit me të cilat zoti Basha e njohu ministren austriake.

Gjithashtu theksoi ai gjatë bisedës-  manipulimet masive që i janë bërë procesit zgjedhor, përmes shitblerjes së votës, përdorimit  të personave me precedentë kriminal, përdorimit të paligjshëm të administratës, vjedhjes dhe përdorimit kriminal të të dhënave personale të shtetasve nga PS, përdorimit të paligjshëm, masiv dhe sistematik të parave të buxhetit të shtetit për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve, punësime masive te paligjshme me kontrata të përkohshme në sektorin publik si dhe përdorimin e legalizimeve për vota- ishin disa prej krimeve zgjedhore që çuan në tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve.

Gjatë takimit kryetari demokrat e njohu ministren austriake dhe me faktin që PD dhe kandidatët e saj kanë depozituar në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve rreth 180 kallëzime për të cilat deri më sot nuk knpatur asnjë reagim.

Ne fund të bisedës me ministren austriake të BE dhe Kushtetutës, Karoline Edstadler, zoti Basha shprehu vendosmërinë e tij dhe të Partisë Demokratike për të vazhduar betejën për ndryshim dhe për të kthyer demokracinë në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat