Aksident me vdekje në aksin Milot-Morinë, humb jetën një drejtues mjeti

Shqipëria

Aksident me vdekje në aksin Milot-Morinë, humb jetën një drejtues mjeti

Më: 8 maj 2021 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e së shtunës në aksin rrugor Milot-Morinë.

Mësohet se një automjet tip “Benz” është përplasur tek vendi i quajtur “Ura me harqe ” me një automjet tjetër tip “Volkswagen”.

Ndërkohë për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i 35-vjeçar i mjetit tip “Volkswagen”

Bëhet e ditur se i lënduar nga aksidenti ka mbetur drejtuesi i mjetit tjetër dhe pasagjerja që ndodhej në makinën e viktimës. Ata janë nisur drejt spitalit të Traumës për të marrë kujdes të specializuar mjekësor.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat