Aksidenti tragjik në Milot-Morinë, kush është 35-vjeçari që humbi jetën, pedagog dhe drejtor i zyrës Arsimore në Kukës

Shqipëria

Aksidenti tragjik në Milot-Morinë, kush është 35-vjeçari që humbi jetën, pedagog dhe drejtor i zyrës Arsimore në Kukës

Më: 8 maj 2021 Në ora: 14:25
Fitor Ollomani

Ditën e sotme një aksident tragjik u regjistrua në aksin Milot- Morinë ku si pasojë humbi jetën Fitor Ollomani, 35-vjeç.

Mësohet se Ollomani ishte pedagog dhe drejtor i zyrës Arsimore në Kukës.

Bëhet me dije se 35-vjeçari po udhëtonte së bashku me bashkëshorten në drejtim të Tiranës, pasi ajo me profesion mësuese kishte sot testin e kualifikimit në matematikë.

Kujtojmë që në aksidentin tragjik u përfshinë dy makina dhe si pasojë humbi jetën 35-vjeçari, ndërsa mbeti e plagosur bashkëshortja e tij shtetësja A.M. dhe drejtuesi i makinës tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat